Për herë të parë që nga janari, Kina raporton zero vdekje nga Covid-19 gjatë ditës së hënë! Pavarësisht vështirësive të përditshme në të cilët Wuhan vazhdon të ndodhet, të dhënat duken mjaft optimiste!
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pak ditë më parë, (2 prill) “National Health Commission”, konfirmoi 32 raste të reja të të infektuarish në të gjithë Kinën, të cilët kishin mbërritur aty nga vende të tjera. Përveç tyre rezultuan dhe 30 njerëz të tjerë, të prekur nga Covid-19, por pa simptoma.
Kina dhe Hong Kong kanë riforcuar masat në lidhje me ardhjen e njerëzve nga pjesa tjetër e botës. Një tjetër shqetësim i tyre janë të infektuarit pa simptoma.

Më shumë se 1.3 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga Covid-19 dhe 74,744 të tjerë kanë humbur jetën, referuar të dhënave të John Hopkins.
Sidoqoftë, fakti që për herë të parë nuk ka asnjë vdekje nga pandemia, përbën lajmin më të mirë të muajve të fundit!
Në Wuhan, që ishte dhe epiqendra e koronavirusit, tani autoritetet i lejojnë njerëzit të lënë shtëpinë për rreth 2 orë në ditë, ndërkohë që autoritetet po fokusohen tani vetëm tek njerëzit që nuk shfaqin simptoma.




