Një studim i publikuar së fundmi nga Institute for Policy Studies në SHBA vë në dukje se për herë të parë në historinë e vendit, 12 miliarderët kryesorë të tij kanë një pasuri që vlerësohet 1.015 trilionë dollarë.

Ky është një stad shqetësues në historinë e përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit në SHBA. Kjo është thjesht shumë pushtet ekonomik dhe politik në duart e 12 njerëzve, thuhet në studim që i quan të 12-ët si Oligarkë apo Despotë.    Renditja është e njohur përgjithësisht mirë: Jeff Bezos ($189.4 miliardë), Bill Gates ($114 miliardë), Mark Zuckerberg ($95.5 miliardë), Warren Buffett ($80 miliardë), Elon Musk ($73 miliardë), Steve Ballmer ($71 miliardë), Larry Ellison ($70.9 miliardë), Larry Page ($67.4 miliardë), Sergey Brin ($65.6 miliardë), Alice Walton ($62.5 miliardë), Jim Walton ($62.3 miliardë), and Rob Walton ($62 miliardë).

Vetëm në muajt e pandemisë këta të 12-të e kanë rritur në total pasurinë e tyre me 283 miliardë dollarë, pra një rritje me rreth 40%. Elon Musk e ka trefishuar pasurinë e tij që nga 18 marsi i këtij viti, Bezos i Amazon e ka rritur me 68% kurse Zuckerberg me 40.8%.

Lexo po ashtu:  Nuk e arsyetuan prejardhjen e pasurisë, shkarkohen nga detyra 3 gjyqtarë

Në vitin 2010 u krijua i ashtuquajturi klubi “Giving Pledge” që përfshinte një grup miliarderësh që premtonin të jepnin të paktën gjysmën e pasurisë së tyre. por pas një dekade pasuria e tyre vetëm sa është dyfishuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *