ofrimin e vaksinës së Pfizer përpara Krishtlindjeve, nëse deklarohet e siguritë dhe efektive. Hancock tha se qeveria po bashkëpunon me firmën amerikane të farmaceutikës dhe do të jetë gati të nisë prezantimin e vaksinës nga data 1 Dhjetor, nëse jipet dirta e gjelbër deri më atëherë.

Po bashkëpunojmë me Pifzer dhe do të jemi gati ta prezantojmë vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur. Mund të jemi gati më 1 Dhjetor, nëse çdo gjë shkon mirë. Por me shumë gjasa do të nisim ta ofrojmë përpara Krishtlindjeve.

Megjithatë, ai paralajmëroi se dita e nxjerrjes në treg mund të jetë më afër Krishtlindjeve dhe pjesa më e madhe e vaksinimit do të ndodhë në nisje të vitit 2021. Hancock tha se numri i vaksinave që do të kërkohet nga Britania do të varet tek efektiviteti i masave për të parandaluar infeksionin. Ministri i shëndetësisë theksoi gjithashtu se zyra e kryeministrit në Doëning Street po operon me udhëzimet strikte të koronavirusit, pasi Boris Johnson është vetë-izoluar përsëri, pas takimit me një deputet konservator që është testuar pozitiv. Johnson u shtrua në spital në Prill prej Covid-19 dhe kaloi 3 netë në kujdes intensiv.

Lexo po ashtu:  Top Channel: Specialja fton për intervistim ish-komandatin e UÇK-së nga Shqipëria

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *