Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur eshtra që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

“Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”, tha Gërxhaliu.

Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse tashmë kanë hasur në mbetje kockore.

“Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Sapo arritur ekipi i tretë me radhë, ka hasur në mbetje kockore”, tha Gërxhaliu.

“Tash ndryshon procedura e punës sepse tash kalon lënda nga prokurori te gjykatësi në Serbi dhe merren vendimet se si do t’i qasemi dhe ndërpritet puna me makineri të rëndë, kalohet në vegla dora”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

Gjetja e eshtrave në afërsi të Rashkës po ashtu u konfirmua për Radion Evropa e Lirë edhe nga ana serbe.

Kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviç, konfirmoi se eshtrat janë zbuluar më 16 nëntor.

“Është e vërtetë. Rreth dhjetë ditë më parë, ne vazhduam kërkimet në vendin Kizhevak, afër Rashkës. Sot, në atë vend u gjetën mbetje”, tha Odalloviç.

“Lokacioni është i njohur që nga viti 2015 dhe në disa raste në vitet e mëparshme, janë bërë kërkime në këtë vend”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se zyra e prokurorit kompetent dhe gjykatësi do të përcaktojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve dhe do të urdhërojnë masat që duhet të ndiqen në atë lokacion.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99./REL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *