Ekonomia amerikane nuk e njeh fjalën “zbritje”. Ajo pati një rritje të vrullshme në 2018, ndërsa ekspertët  e kanë përllogaritur rritjen në 2.9 për qind.  

Kjo është rritja më madhe e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

”Sidoqoftë, kjo është një shifër disi më e ulët se objektivi prej 3% i administratës Trump”, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e katërt u shënua në 2,6% në ritmin vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.

Kjo vlerë është më e lartë se parashikimi mesatar i analistëve (2,3%) por kjo përbën një ngadalësim në raport me rritjen në tremujorin e tretë (3,4%) dhe tremujorin e dytë (4,2%).

Lexo po ashtu:  Lëvizje të reja në partitë politike shqiptare/ Në Maqedoni të Veriut bëhet thirrje për “Asociacion” si të komunave serbe në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *