Dafina ka cilësi antioksidante e cila ndihmon në zvogëlimin e efekteve të padëshiruara te diabeti i tipit 2

Përdorimi i saj ndihmon që të ngadalësohet shkatërrimi i qelizave nën ndikimin e radikaleve të lira.


Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Gjithashtu fletët e dafinës ndihmojnë në normalizimin e punës së pankreasit. Nga ana tjetër, ndihmon edhe në zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kjo është vetëm një ndër shumë mënyrat që mund të përdoren. Mundeni ta zieni në këtë mënyrë:

• 4 filxhanë ujë (1 litër),
• 1 lugë fletë dafine (15 g).

Përgatitja:

Vlojeni një litër ujë. Sapo të vlojë, qitni fletët e dafinës. Zieni edhe 3 minuta. Pastaj nxirrni nga uji i nxehtë dhe lini të ziejnë edhe 10 minuta, pastaj kullojeni lëngun e përftuar.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Nuk rekomandohet të konsumohet më shumë se 4 filxhanë në ditë.

Fletët e dafinës janë të dobishme, por jo në sasi të tepruar. Kjo bimë padyshim ka spektër të gjerë të cilësive shëruese. Mirëpo, nëse konsumohet tepër, mund të shkaktojë probleme siç janë dermatiti, astma apo alergjia.

Lexo po ashtu:  Ushtrimet fizike e zvogëlojnë shtypjen e gjakut

Pos kësaj, çaji i dafinës mund të shkaktojë edhe krupë dhe irritim të murit të lukthit.

Do të duhej të dini edhe që ky çaj nuk u rekomandohet pacientëve me diabet të tipit 1, si edhe shtatzënave, personave me probleme të veshkave, të zemrës, mëlçisë dhe gastrointestinale.

Pra, fletët e dafinës, me gjithë cilësitë e veta shëruese, patjetër duhet të përdoret me kujdes.

Nëse jeni në ndonjë fazë të shërimit apo keni çfarëdo dyshimi, më mirë është që më parë të konsultoheni me mjekun tuaj!
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *