Për tu kthyer në kohët kur Real Madrid merrte në Santiago Bernabeu të paktën një kampion të nivelit botëror cdo vit, presidenti Florentino Perez ka vënë në axhendë një plan të qartë. Sipas “As” ardhja e parë këtë verë do të jetë ajo e 18 vjecarit francez Eduardo Camavinga, në 2021 do të jetë radha e Kylian Mbappé për të marrë një vit më pas edhe Erling Haaland. Një plan që koincidon me objektivin për të patur një super skuadër kur të inaugurohet Bernabeu i ri.

Operacioni, parashikon një merkato jo ekzaltuese në verën e emergjencës Koronavirus ku më tepër do të inkasohet me daljet: Gareth Bale mbi të gjithë por edhe James Rodriguez, Mariano e Caballos. Pastaj do të mendohet për Camavinga që, sidoqoftë, ka një kosto që vërtitet rreth 50 e 60 milionëve pavarësisht se është vetëm 18 vjec. Në dy sezonet e ardhshme, Florentino do të kthehet në versionin që më tepër i përshtatet, duke nisur sulmin për Mbappé e Haaland, dy sulmuesit më të dëshiruar në botë.

Lexo po ashtu:  Rustu pret edhe Koronavirus: ish-portieri i Barcelonës del nga spitali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *