Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka thënë se trajneri Simone Inzaghi ia ka ndryshuar mendësinë Lazios dhe se ai dhe bashkëlojtarët e tij tani besojmë fuqishëm se mund ta fitojnë titullin në Serie A. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka qenë kyç në portën e Lazios në Serie A këtë sezon, duke e ruajtur rrjetën të paprekur në nëntë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai tregon, megjithatë, se po vuan nga një lëndim së fundmi. “E kam një problem të vogël, por po rikthehem. Gjendja është përmirësuar dhe tani vetëm po presim për datën e rifillimit të kampionatit”, ka thënë Strakosha për kanalin zyrtar të Lazios. 25-vjeçari thotë se Lazio është e befasuar me veten këtë sezon dhe se tani beson se do ta mposhtë Juventusin në garë për titull. Lazio ngel vetëm një pikë prapa liderit, Juventusit, në garë për titull në Itali.

Lexo po ashtu:  Fury: Nëse mendoj për duelin ndaj Joshua e humbas më herët titullin

“Është gjithmonë mirë të ëndërrosh, prandaj edhe jemi në vendin e dytë ne. Synimi fillestar ishte Liga e Kampionëve, sepse as këtë nuk e prisnim. Por tani kemi filluar të besojnë në të”, theksoi ai. “Mendësia e skuadrës ka ndryshuar, sepse cilësia nuk ka munguar kurrë. Më herët nuk besonim, por Inzaghi na ka përmirësuar”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *