Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo ka treguar përmes Instagramit se është grabitur me armë gjatë ditës së sotme.

25-vjeçari zbuloi incidentin përmes Instagram Stories ku bëri një postim, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje më të shumta për rastin.

“A është gjithçka OK në Milano? Sapo u grabita nga dy djem me armë në fytyrë”, ka shkruar ai.

 

Sipas Milanneës.it, Castillejo ishte duke vozitur në makinën e tij kur ndaloi në semafor, ku pastaj hajdutët drejtuan një armë tek ai dhe ia morën orën e tij luksoze.

Castillejo është në Itali që nga vera e vitit 2018, kur kaloi për 21.3 milionë euro nga Villarreali.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar një gol dhe ka siguruar katër asistime në 19 ndeshje.

Ai është pezulluar për gjysmëfinalen të Kupës së Italisë kundër Juventusit që zhvillohet të premten.

Lexo po ashtu:  UEFA përjashton nga Kupat e Europës ekipin kryesues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *