Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Granit Xhaka, shqiptari nga Kosova, ka hyrë në histori të Kombëtares së Zvicrës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka thyer rekordin dhe ka hyrë në histori si lojtari me më së shumti paraqitje me fanellën zvicerane.

Xhaka me paraqitjen e tij të mbrëmshme ndaj Izraelit, ka bërë plot 119 paraqitje zyrtare për Zvicrën.

Kapiteni i helvetikeve është pjesë e Kombëtares A që nga viti 2011, ku deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë edhe 7 asistime.

Xhaka me Zvicrën ka luajtur në tre Kampionate Botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020). 

Lexo po ashtu:  Roma dëshiron ta shes në verë, Under drejt transferimit në Bundesliga