Më 21 nëntor 1694 lindi François-Marie Arouet, i njohur gjerësisht me emrin Volter; përfaqësues kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof.
I njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion. Shkroi në çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete.

Volteri ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Letrat filozofike, të shkruara në mërgim dhe të botuara më 1734 në Francë, u sekuestruan nga Parlamenti i Parisit, u dënuan si armike të fesë dhe të shtetit dhe u dogjën publikisht.
“Kandidi” është puna e tij më e njohur në prozë, ku kritikon filozofinë mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa pasur arsye për të qenë i tillë.

Volteri në gjashtë fjali

1. Zoti është një komik që luan para një publiku që ka frikë të qeshë.
2. Vrasja është e ndaluar me ligj, ndaj vrasësit dënohen, përveç rasteve kur kryejnë vrasje masive.
3. Nuk jam aspak dakord me mendimin tënd, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë.
4. Çdo njeri është fajtor për çdo të mirë që nuk e bëri kurrë.
5. Sekreti për t’u bërë i mërzitshëm është të thuash gjithçka.
6. Çfarë është historia? Gënjeshtra për të cilën të gjithë bien dakord. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Bie ndërtimi i shtëpive në SHBA-Nuk japin efekt normat e ulta të kredive, ekspertët të habitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *