Mos na thoni që s`e keni parë kurrë ish-in në ëndërr, po lexoni se ç`do të thotë kjo.

Qetësohuni: Nuk është se jeni ende të dashuruar, ose mbase.

Madje nuk do të thotë as që jeni nostalgjike, edhe nëse ëndrra ishte shumë romantike. Nëse janë fazat e para pas ndarjes,është normale që t`ju dalë në ëndërr.

Për t`ju bërë të qartë se ka mbaruar

Fillimet pas ndarjes janë të vështira dhe truri gjen një balancë duke ju gënjyer të paktën gjatë natës sikur ende s`ka përfunduar. Pastaj, dalëngadalë me zgjimin, kuptoni që jeni ndarë dhe ky është fakt. Për më tepër këto ëndrra ju plotësojnë copëzat e munguara të puzzles. Se asnjëherë nuk jenë tërësisht të qartë përse ndodhi.

Do të thotë se jeni në stres

E vetmja periudhë e jetës që e kemi nën kontroll është e shkuara. Ndaj edhe ju shfaqet në ëndërr e shkuara dhe i ish-i dashuri për t`ju kthyer në nostalgji.

Nostalgji për të shkuarën dhe jo për të

Lexo po ashtu:  SEVASTI DAKO - ?????? ? ??????̈????̈ ??̈ ???????̈ ???̈ ???????̈ ??????? [1931]: "Si kuxon ti të më dalç përpara? A nuk jam unë ay që sundon mbi këtë vënt? Ty të dua vetëm për ndihmë."

E shkuara na krijon gjithmonë një ndjesi më të mirë se e tashmja dhe e ardhmja. Ndaj edhe në momente të caktuara preferojmë ta çojmë veten në një botë tjetër.

Mbase së shpejti do martoheni

Ose do nisni një lidhje të re. Zakonisht kur ish-i del në ëndërr, në horizont mund të jetë një histori e re për ju, ose një dasmë.