Disa thënie nga aktori dhe komediani amerikan, Robin Williams.

“Çdokush që ti njeh, është duke kaluar nëpër një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Ndaj, ji i sjellshëm! Gjithmonë!”

“Ti ke për të pasur kohë të vështira në jetë, por ato gjithmonë do të të kujtojnë gjërat e bukura, të cilave ti nuk po i kushtoje rëndësinë e duhur”.

“Nëse ndonjëherë ndihesh në depresion, hapu me dikë. Kujto që vetëvrasja është një zgjidhje e përhershme për problemet që janë të përkohshme”.

“Mendoj se njerëzit më të trishtuar gjithmonë përpiqen në maksimum për t’ bërë të tjerët të lumtur, sepse ata e dinë se si është të ndihesh komplet i pavlerë dhe nuk duan që askush tjetër të ndihet ashtu”.

“Gjithçka që të duhet, është thjesht të mbash një buzëqeshje të shtirur në fytyrë për të fshehur një shpirt të lënduar dhe ata kurrë nuk do ta kuptojnë, se sa i mërzitur ndihesh përbrenda”.

“Të lutem, mos u shqetëso shumë! Në fund asnjëri nga ne nuk do të jetë pjesë e kësaj bote. Jeta fluturon. Ndaj, nëse ndonjëherë ndihesh i/e trishtuar, unë dua të shohësh qiellin e një nate vere dhe, kur një yll të bjerë, të shprehësh dëshirën tënde më të madhe. Bëje jetën tëndetë jashtëzakonshme!”

“Unë mendoja se gjëja më e dhimbshme në jetë, ishte të përfundoje duke jetuar vetëm. Gjëja më e dhimbshme është të përfundosh pranë njerëzve që të bëjnë të ndihesh i vetmuar”.

Lexo po ashtu:  Japonezja 116-vjeçare njihet zyrtarisht nga libri i rekordeve si personi më i vjetër në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *