Gratë mund të jenë simpatike, misterioze dhe të paparashikueshme, të durueshme në çdo situatë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të lodhen për disa gjëra. Aq sa të vijë një moment që ato thjesht mund të mbyllin derën dhe të largohen përgjithmonë, ndërsa ju jeni në punë.

“Bright Side” ka përgatitur një përmbledhje të situatave kur gratë mund të largohen nga partnerët e tyre, edhe nëse e duan shumë.

Ajo nuk ndjen se mund të mbështetet te ti

Edhe gratë që e duan lirinë e tyre kanë nevojë të mbështeten tek dikush. Ka periudha në jetën e grave (si shtatzënia ose leja e lindjes) kur kanë nevojë për më shumë se kurrë për mbështetjen e burrit. Vetëm një person i besueshëm mund ta bëjë një grua të ndihet rehat.

Ajo është lodhur nga plotësimi i kërkesave tuaja

Është vërtet e lodhshme që vazhdimisht të përpiqesh t’i plotësosh kërkesat e dikujt gjatë gjithë kohës. Të jesh gjithmonë në gjendje të mirë dhe në humor, të gatuash ushqim unik, të kujdesesh në çdo kohë, si të ishte fëmijë. A nuk është kjo një listë e gjatë kërkesash që një grua duhet të bëjë për burrin e saj?!

Lexo po ashtu:  Tre të pavërteta të mëdha, që duhet të mos ua themi më fëmijëve

Ajo është lodhur nga mungesa e besimit

Është qesharake që ajo t’ju kërkojë gjatë gjithë javës leje për të dalë në fundjavë me shoqet dhe kur dalë, të rrijë duke iu përgjigjur mesazheve tuaja gjatë gjithë mbrëmjes. Apo të rrijë t’ju shpjegojë për çdo dyshim që juve ju lind nga rrjetet e saj sociale.

Nuk është një shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme. Ka shumë pak gra që gëzojnë këtë lloj marrëdhënieje.

Ju jeni një burim i ndjenjave negative

Nëse ju nuk jeni të kënaqur me veten, apo nuk jeni burim i ndjenjave pozitive për të dashurën tuaj. Gjërat që gjithmonë ju thotë ajo, nuk i vlerësoni duke i thënë se ju duket qesharake.

Në një moment të caktuar ajo mund të vendosë të largohet dhe të kërkojë të jetë përkrahë dikujt ku ndihet e vlerësuar dhe ku merr pozitivitet. Të transmetosh ndjenja negative personit më të cilin jeni në marrëdhënie, është një shenjë e keqe për marrëdhënien tuaj.

Lexo po ashtu:  Nëse keni këto 10 karakteristika, ju keni personalitetin më të rrallë në botë

Ju jeni nga 2 botë të ndryshme

Një fillimet e një lidhjeje gjithmonë është ai entuziazmi për të treguar kujdes jo vetëm për partnere/ partnerin tuaj, por edhe për familjen, miqtë e të gjithë me radhë.

Por pas një farë kohe kur gjërat fillojnë të bëhen më të qeta dhe kur t’ju ketë kaluar euforia e lidhjes, kuptojmë se miqtë e tij janë njerëz me të cilët nuk do të bisedonit kurrë apo se familja e saj është absolutisht e padurueshme.

Ju jeni shumë fëminorë

Gratë preferojnë një tip burrëror për krahu. Sjelljet tuaja si p.sh, të kaloni kohë më shumë me miqtë se me partneren, apo të jeni gjithmonë përpara tastierës së kompjuterit duke luajtur lojëra, apo të merrni copën më të madhe të tortës; janë sjellje që ju bëjnë të dukeni shumë fëminorë përballë partneres. Gratë nuk janë të gatshme të kenë fëmijët me njerëz të papjekur.

Ajo është lodhur duke dhënë pa marrë në këmbim asgjë

Të japësh pa marrë asgjë në këmbim? Marrëdhëniet e mira nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Dy të rritur mund të jenë sëbashku vetëm kur të dy e dëshirojnë vërtet marrëdhënien dhe kur vazhdimisht shprehin ndjenjat e tyre me fjalë dhe me veprime.

Lexo po ashtu:  5 arsye të mira pse duhet të lexoni para gjumit!

Kur ajo e kupton se nuk dini çfarë kërkoni nga vetja

Askush nuk dëshiron të mbështetet te njerëzit, planet e të cilëve janë gjithmonë në ajër. Ju nuk mund të arrini ndonjë gjë serioze me një person që ndryshon mendjen gjatë gjithë kohës.

Planet tuaja për të ardhmen e afërt nuk janë të njëjta

Ti e di atë që dëshiron, ajo e di atë që dëshiron. Problemi është se planet tuaja të ardhshme janë vërtet të ndryshme ose kundërshtojnë njëri-tjetrin. Për shembull, ajo sapo përfundoi disa kurse të dizajnit, mësoi një gjuhë dhe po kërkon punë jashtë vendit.

Ju nuk do të lëvizni nga qyteti apo vendi juaj dhe jeni duke kërkuar që të ndërtoni një shtëpi të vogël me një kopsht të bukur jo shumë larg nga prindërit tuaj./MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *