8 Marsi!
Çfarë është 8 Marsi ? Dita e nënës apo dita e gruas? Ku ndryshojnë këto 2 kontekste?

Sot , 8 Mars gratë anë e mbanë botës u mblodhën me moton “Dua të drejtat e gruas” dhe çdo vit në këtë datë bëhen protesta paqësore për të drejtat e gruas. Por ne dhe disa vende të tjera e keq interpretojmë dhe e kthejmë në ditën e nënës , dhe akoma më keq , kur anë e mbanë botës në këtë ditë bëhen protesta paqësore , në Shqipërinë moderne është një ditë ku femra rregullohen , pispillosen dhe pasi bëhen gati thonë “do ta djegim sonte”. Shkojnë nëpër disko , nëpër tallava dhe kërcejnë si të harbuara.

O gra të dashura , nuk është festë kjo ditë por protestë , për këto të drejta që ju keni sot , gratë e herëshme kanë qëndruar me ditë të tëra në protestë për ti fituar. Kudo bëhen protesta vetëm në disa vende ku hyn edhe Shqipëria e konsiderojnë ditë ku gratë kanë të drejtën e tyre të bëjnë çtë duan.

Lexo po ashtu:  Gazetarja e RTK-së merr çmim letrar nga Akademia Evropiane e Arteve

Dita e nënës që shumë e konceptojnë me 8 Marsin është e diela e dytë e majit , aty falenderoni nënat për mundimin e tyre , atë ditë me plotë të drejtën e nënës shtrojini drekë , çojini në restorant ose shpërblejani si të dëshironi meqë kanë ditën e nënës por jo sot , sot është protest nuk është festë. Kështu që unë do e mbyll me një urim ndryshe duke dashur të them : Gëzuar ditën e grave dhe vazhdoni të kërkoni të drejtat e tuaja çdo ditë! Nga Bruna Nilda /Shpërndaje të pavarurën MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *