Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Britania do të vendosë sistemin raketor Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”.

Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu.

Çfarë është ky sistem?

I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ky sistem besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit.

Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre komponentë: një radar mbikëqyrjeje 3D, menaxhim të betejës – inteligjencë, si dhe një lëshues raketash.

Ky sistem mund të lëshojë raketa 99 kilogramëshe.

Sistemi i mundëson Polonisë që ta mbrojë veten nga aeroplanët luftarakë, raketat dhe bombat./rel

Lexo po ashtu:  Çitaku lë pozitën e ambasadores në SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *