Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sheh shpresë mbi një kompromis të mundshëm në negociatat midis Moskës dhe Kievit për t’i dhënë kështu fund luftës.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Lavrov i tha gazetës së përditshme ruse, RBK, se ai besonte se tashmë kishte qëndrime për të cilat palët “janë afër marrëveshjes”.

”Edhe pse bisedimet janë të vështira, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis”, shtoi ai.

Lavrov tha se neutraliteti politik dhe ushtarak i Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë së Moskës janë diskutuar seriozisht.

Të dy vendet priten të vazhdojnë sot negociatat online.

Lavrov përsërit se për Rusinë pikat kyçe në negociatat me Kievin janë siguria e popullatës rusisht-folëse në Ukrainën Lindore dhe çmilitarizimi i saj.

Lexo po ashtu:  Ushtria arreston presidentin e Guinesë: “Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu...”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com