Konsumi i shumtë i ujit prgjatë ditës mund të çojë deri në ndërprerje të funksionit të trurit. Kjo ndodh kur ka shumë ujë në qeliza (përfshirë qelizat e trurit), duke i bërë ato të fryhen. Kur qelizat në tru fryhen ato shkaktojnë presion në tru. Ju mund të filloni të përjetoni gjëra të tilla si konfuzion, përgjumje dhe dhimbje koke. Nëse ky presion rritet, mund të shkaktojë kushte si hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) dhe bradikardia (rrahjet e ulëta të zemrës).

Natriumi është elektroliti më i prekur nga mbihidratimi, duke çuar në një gjendje të quajtur hiponatremia. Natriumi është një element thelbësor që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve brenda dhe jashtë qelizave. Kur nivelet e tij bien për shkak të sasisë së lartë të ujit në trup, lëngjet futen brenda qelizave. Më pas qelizat fryhen, duke ju vënë në rrezik për të pasur kriza apo komplikacione më të rënda deri në vdekje.

Lexo po ashtu:  Aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në sistemin nervor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *