Megjithatë logjike është të supozohet se analgjetikët që nuk kanë nevojë për recetë janë të sigurta, pasi kanë kaluar testimet klinike, ndonjëherë gjërat dalin ndryshe.

Revista amerikane e epidemiologjisë botoi një studim të doktor Gary Curhan nga Spital Brigham në Boston, sipas të cilit disa nga barnat më të popullarizuara në botë kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë humbje dëgjimi te gratë.

Nëse kjo mund të zbatohet te meshkujt, ajo mbetet e hapur, pasi Curhan kishte në dispozicion të dhënat për 55,000 gra dhe përvojat e tyre me përdorimin e shpeshtë të aspirinave, barnave antiinflamatore jo steroide, ku u theksuan ibuprofeni dhe acetaminofen.

Doli që nga ato gra që kishin përdorur ibuprofen ose acetaminofen për më shumë se gjashtë vjet, ato përjetuan humbjen e dëgjimit në mes të nëntë dhe 10 për qind, ndërsa ato që pinë aspirinë nuk kishin probleme të tilla.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  5 mënyra se si gratë në biznes mund të negociojnë në mënyrë më efektive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *