Shpenzimet e mbrojtjes në Turqi janë rritur me ritmin më të shpejtë midis 15 blerësve më të mëdhenj të armëve në botë, një pasqyrim i barrës së imponuar ndaj financave të tensionuara të vendit nga ushtria e dytë më e madhe ajo e NATO-s, pas ndërhyrjes së saj në Sirinë fqinje.

Shpenzimet e mbrojtjes së vendit u rritën me 24% me një shumë prej 19 miliardë dollarë në vitin 2018, duke e renditur atë prapa Kanadasë dhe përpara Spanjës dhe Izraelit në shpenzimet totale, tha në një raport të publikuar të hënën Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes. Shpenzimet e Turqisë për ushtrinë u rritën 65% midis 2009 dhe 2018, sipas SIPRI, e cila hulumton shpenzimet globale të armëve. Ata deklaruan se “Financimi për blerjen e armëve u rrit me shpejtësi në vitin 2018 dhe gjithashtu Turqia zgjeroi operacionin e saj ushtarak kundër grupeve të armatosura kurde në Siri”.

Ushtria turke, e përbërë prej 400.000 ushtarësh, që nga viti 2016 është e angazhuar në një nga operacionet më të mëdha të jashtme të vendit, pikërisht në Siri. Ajo synon gjithashtu që të krijoj një zonë të sigurt paqeje, për të inkurajuar 3.6 milionë sirianët e emigruar në Turqi që të kthehen në shtëpi duke shmangur kështu flukse të reja refugjatësh.

Lexo po ashtu:  Metoda sekrete e ushtrisë që të vë në gjumë për 2 minuta

Informacione të tjera nga raporti SIPRI-t:

  • Shpenzimet ushtarake në mbarë botën u rritën 2,6% vitin e kaluar në 1,82 trilionë dollarë, ose afërsisht 2,1% të produktit të brendshëm bruto botëror.
  • Lista e blerësve më të mëdhenj ushtarakë në botë ka mbetur konstante në vitet e fundit. Në krye mbetet SHBA, shpenzimet e të cilës u rritën për herë të parë në shtatë vjet në 649 miliardë dollarë dhe përbënin 36% të totalit global në 2018.
  • Kina u rendit e dyta me rreth 250 miliardë dollarë shpenzime.
  • Edhe pse më një rënie prej 6.5% të shpenzimeve ushtarake midis 2017 dhe 2018, Arabia Saudite mbetet e treta në botë, me një total prej 67.6 miliardë dollarësh.

Burimi: Bloomberg

Përshtati: Edel Strazimiri  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *