Kumbimi i dinakërisë
kumbimi i qiellit dhe i detit.

aperitivi i natës së hidhur.
miqtë e hidhëruar që
zihen se kush do t’u thurë lavdata në varrim,
gjysmë-njerëz të hidhëruar që përpiqen të t’i vjedhin zoçkat,
gjysmë-gra që lejojnë të vidhen.

më janë dashur 15 vjet për ta humanizuar poezinë
por do të duhet edhe më shumë seç jam unë
për ta humanizuar njerëzimin.

shpirtrat e mirë s’do t’ia dalin ta bëjnë këtë
anarkia s’do të mund ta bëjë këtë
zezakët
të verdhët
indianët
çikanotë
s’do t’ia dalin ta bëjnë këtë.

besoj në fuqinë e dorës së përgjakur
besoj në akullin e përjetshëm
kërkoj të vdesim
buzëvrarë dhe duke u ngërdheshur nëpër pamundësinë
e vetes sonë
të shtrirë në veten tonë.

takojmë, një herë,
në bodrumin e errët të Barcelonës, pastaj
ndahemi, pas së
gjithash, do njerëz do ta qijnë shtyllën e dritës rrugore në
dritën e hënës.

lavdata ime? kush do ta lexojë? bile a do të kem
varr? kush do të jetë i lumtur në varrimin
tim? edhe një gjeni i mallkuar
iku. idiotët kanë merak të varrosin
zota.

Lexo po ashtu:  “Nëse një libër është i mërzitshëm për ju…”/ Amaneti që Jorge Luis Borges u la lexuesve

ndërkohë shpresojnë se do të prishet makina e shkrimit,
që dashuria ime të jetë më e pakët, që shpresa ime të jetë me e paktë,
e që të më rritet dhembja.
ah, miqtë e mi, që të gjithë m’i dëshirojnë
gjithë të mirat.

idiotë të hallakatur derë trokitësash
ejani të gjithë
që ta villni helmin tuaj të posaçëm në mua dhe mbi
gjërat e vogla që janë të
miat.

fëmijë-horra të vegjël të universit
kënaquni me faktin se u kam lejuar të më fyeni
kënaquni me faktin se ua kam çelur derën
kënaquni me faktin se edhe unë jam plakur
ose që jam zhdukur me kohë.

ah, miqtë e mi
miqtë e mi
miqtë e mi.

Përktheu: Fadil Bajraj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com