Gazeta “Koha Ditore” sjell në vëmendje një shkrim të një politologu gjerman, Alexander Rhotert publikuar në “Tageszeitung” të Berlinit. Ideja qendrore e autorit në fjalë është se tashmë është përvojë e konfirmuar se politika e paqëtimit që BE-ja dhe SHBA ndoqën ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiçit nuk funksionoi. Madje dështoi. Rhotert vë në dukje paradoksin paqëtimit dhe financimit të Serbisë nga BE-ja nga njëra anë dhe ashpërsimit të narrativës serbe brenda nga ana tjetër. Dhe hollësitë këtu kanë rëndësi pasi ilustrojnë se diçka nuk ndryshon asnjëherë.

Aleksandar Vuçiç po përpiqet të deformojë historinë duke ushqyer narrativin e vjetër serb, sipas të cilit “Perëndimi”, “Genscheri”, CIA dhe Vatikani, ishin përgjegjës për shkatërrimin e Jugosllavisë.

Asgjë nga këto nuk mund të provohet historikisht. Interesante nuk janë vetëm klasifikimet historike të Vuçiçit, por edhe dhimbja e dukshme për humbjen e Bashkimit Sovjetik. Pikërisht këtë dhimbje e ndan me mikun e tij të ngushtë, Vladimir Putin. Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, por edhe një aleat i Rusisë. Për këtë arsye, Serbia është nën presion të madh.

Megjithatë, Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse…Brukseli po përsërit të njëjtat gabime që bëri atëherë, kur vazhdimisht theksonte se duhej marrë parasysh edhe agresori, presidenti i Serbisë Slobodan Millosheviç dhe serbët.  

Brukseli, Berlini dhe Parisi injorojnë faktin se Serbia vazhdimisht kërcënon fqinjët e saj Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën me pretendime territoriale dhe po forcon lidhjet e saj me Rusinë, shkruan Rhotert. Askush në Bruksel nuk dëshiron ta pranojë se sa shumë është zhvilluar boshti Moskë–Beograd.

Me pafuqinë e saj, BE-ja përpiqet të mbajë afër Serbinë, e cila është “kandidate për anëtarësim“, duke shpërndarë miliarda euro pa kushte. Kjo ndodh pavarësisht deficiteve të mëdha demokratike dhe faktit që 65 për qind e popullsisë serbe e kundërshton anëtarësimin në BE, shkruan ndër të tjera autori.

Nëse konsiderojmë se të gjitha këto janë të vërteta atëherë mund të thuhen dy gjëra: së pari se Europa është investuese në minimin e proceseve demokratike serbe dhe së dyti se pas qëndrimeve të diskutueshme të Tiranës zyrtare në raport me zhvillimet Serbi-Kosovë kontekstualizohet si pjesë e kësaj qasjeje. Nuk është puna për një albi të qëndrimeve gati idioteske të z. Rama, por për ta kuptuar disi më mirë të gjithë atë presion që iu bë Kosovës nga BE-ja për Asocacionin deri në shpërthimin e Banjskës.

Lexo po ashtu:  Musk humb 27 mld USD brenda javës. Ndikon rënia e aksioneve të Tesla dhe luhatja e Bitcoin

Mënyra sesi z. Rama mori protagonizëm të detyruar për Asocacionin, duke propozuar gjoja drafte të specializuara, duke cilësuar Veriun e Kosovës si një Republikë të KFOR-it, tregon për amatorizmin e tij në menaxhimin e mesazheve që mundet të kalonin ndryshe. Një pyetje këtu lind vetiu: për cilës arsye z. Rama, kryeministër i Shqipërisë do të duhet të dilte në vetë të parë, si qen sulmi ndaj Kosovës, kur fare mirë mund ta kalonte mesazhin pro Brukselit përmes ministrit të Jashtëm dhe me tonin anemik të deklaratave zyrtare?

Cila ishte arsyeja që izolimit të Kosovës do të duhej t’i shtohej një aggresion verbal i kësaj natyre? Nuk përjashtohet që z. Rama të ketë qenë duke vepruar në hakmarrje personale, në përpjekje për të diskredituar Kurtin dhe duke tonifikuar disi opozitën e Kosovës me tezën se “edhe Shqipëria në doli kundër”.

Paqëtimi i Serbisë dhe roli i Shqipërisë në të do kërkuar në fakt disi më herët: me Ballkanin e Hapur, një nismë që mbeti e paekzekutuar dhe një fishekzjarr i shumëpolemizuar. Kush qëndronte pas nismës? Kush e incioi dhe pse? Cila ishin synimet dhe përmbi të gjitha pse u detonua Banjska në kushtet kur BE-ja po vepronte pro Serbisë?

Lexo po ashtu:  Populli gati në mbrojtje të demokracisë, votës së ndryshimit dhe kundër klasës së korruptuar politike - Nuk ka kthim prapa!

Ishte një keqllogaritje e reagimit të Perëndimit, zhvillim I brendshëm në Serbi apo sponsorizim rus? Edhe sot që flasim Radoiçiç është i lirë në Beograd, ka pranuar autorëinë dhe Vuçiç nuk e prek.

Evidentimi I një politike të tillë, sugjeron për një praktikë improvizimi dhe strategji që bazohet vetëm në sensing praktik në mos tregtar ndaj Serbisë. Brukseli nuk ka një vizion të qartë pune për Ballkanin, ai e artikulon një vizion verbalisht ndërkohë që në terren sillet si aktor koniunkural dhe frenues. Diçka që i del për duarsh aq sa edhe një klloun politik si Edi Rama guxoi ta lejonte Erdoganin të shpallte martirë të Islamit në Tiranë.

s.zaimi