Donald Trump është një rrezik i hapur dhe një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu thotë Hillari Clinton, në një intervistë për CBS. Ish sekretarja e shtetit e quan presidentin një tornado njerëzore të korruptuar.

“Nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur kushtetutën, përdor pozicionin e tij për të tentuar të detyrojë një qeveri të huaj të veprojë për llogari të motiveve të tij politike”, shpjegon Clinton.

Ish sekretarja amerikane e shtetit i referohet kështu kontakteve mes presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski dhe Donald Trumpit. Ky i fundit, i ka kërkuar Zelenskit të kontaktojë me prokurorin e përgjithshëm amerikan, Uilliam Barr, për të diskutuar hapjen e mundshme të një hetimi për korrupsion mbi Joe Biden dhe djalin e tij. Për Clintonin, Trumpi ka tradhtuar vendin.

Është një realitet i hidhur dhe duhet të veprojmë – kishte shkruar ajo pak kohë më parë në Twitter. Për të, manjati është një rrezik i hapur për gjithçka që amerikanët i bën të fortë dhe të lirë.

Lexo po ashtu:  JA Ç''PO BËN USHTRIA GJERMANE, Me qen kundër koronës!

Mediat amerikane shkruan javën e shkuar se një informator ishte ankuar për një telefonatë të presidentit Trump, me një lider të huaj, ku ai kishte bërë premtime dhe presion në të njëjtën kohë.

Tema u thellua akoma më tej dhe tashmë ka nisur edhe një procedurë në kongres për shkarkimin e Trump. Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se informatori në qendër të stuhisë, është një oficer i CIA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *