Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mediat serbe tashmë janë duke hulumtuar edhe rrjetet sociale prej nga “nxjerrin” lajme edhe tema, këtë e kanë bërë me fotot e disa shqiptarëve që punojnë në furrat e bukës në Serbi, disa u ndoqën edhe kërcënuan nga serbët lokal, ndërsa vetëm janë etiketuar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sot “Kurir” ka publikuar një informate për krijimin e hartës së Shqipërisë së Madhe nga nxënës shqiptar në një profil në rrjetet sociale.

Në këtë informatë thuhet se në rrjetet sociale është paraqitur një xhirim në të cilin shihen nxënës shqiptarë që bashkojnë pjesë të hartave, duke krijuar performansën e “Shqipërisë së Madhe.”

Në fillim të xhirimit shihet një djalosh që mban një karton në të cilën është gdhendur harta e Shqipërisë, më pas po ashtu të skalitur pjesë të Greqisë, i bashkohet pjesa perëndimore e Maqedonisë, Kosova, pjesa lindore e Malit të zi dhe në fund pjesa jugore e Serbisë.

Lexo po ashtu:  Dy kartëmonedha të reja në Shqipëri, risi ajo me vlerë 10 000 lekë

Në këtë mënyrë, shkruan gazeta nacionaliste serbe, ata kanë krijuar hartën e Shqipërisë së Madhe”, për të cilën shqiptarët ëndërrojnë tash e një shekull, transmeton “Kurir”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *