Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord, një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.

Aktualisht çmimet derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave.

Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86-1.90 euro në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.

Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 përqind.

Lexo po ashtu:  Finlanda po ndërton një mur 200 km në kufirin e saj me Rusinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *