Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord, një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Aktualisht çmimet derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave.
Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86-1.90 euro në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.
Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 përqind.




