Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) po përballet me sfidën e saj më të madhe që nga themelimi për shkak të pandemisë së Covid-19.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, pas takimit të saj të “kabinetit të krizave”, Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jo-gadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët.

“Kur ne u përballëm me kriza në të kaluarën, gjithmonë kam theksuar dhe vijoj të theksoj se Gjermania do të bëj vetëm të mirën në planin afatgjatë nëse Evropa e bën të mirën. Kjo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sot”, theksoi Merkel, duke hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk tregoi solidaritet me vendet e tjera anëtare të BE-së të prekura rëndë nga kriza e koronavirusit.

Ajo theksoi se përgjigja mund të jetë “vetëm një Evropë më shumë, një Evropë e fuqishme, një Evropë me funksionim të mirë, me të gjitha pjesët e saj, të gjitha vendet anëtare”.

Lexo po ashtu:  KQZ-ja vendos të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *