Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka theksuar se “qëllimi i Prishtinës me rezolutën ku i kërkohet Beogradit të pranojë gjenocidin në Kosovës ‘ të varros sa më thellë idenë e marrëveshjes dhe kompromisit “, po kjo nuk është asgjë e re në sjelljen e tyre”, shkruan “Danas”.

„Ky është falsifikim, as në Hagë në asnjë vendim gjyqi nuk është thënë se pala serbe ka kryer gjenocid në Kosovës” tha ai.

Sipas Daçiq marrëveshja Beograd –Prishtinë është larg dhe se për kundër masat për shkak taksës së Prishtinës ndonëse është paralajmëruar nga Vuçiq ende nuk është biseduar.

Kyçja e kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Makron në proces, nuk do të thotë ndryshim i formatit të dialogut dhe ndryshime të tilla nuk do të ketë.

„Ai nuk ishte dialog por përpjekje për hapjen  e tij dhe takimi tjetër është në Paris “, tha Daçiq duke shtuar se pjesëmarrësit në Berlin vërejtën se “fëmija” që krijuan në perëndim është bërë shumë i “llastuar”.

Lexo po ashtu:  Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, (1937): Si e hoqën gratë shqiptare ferexhenë? Ja raporti i gazetari francez…

Në pyetjen lidhur me deklaratën e Vuçiq se Kosova do të bëhet e pavarur në gjithë territorin e vetë, sepse ideja e tij për përcaktimin e kufijve nuk është pranuar, Daçiq tha se „nuk mendon se porosia bazë e presidentit të shtetit ishte drejtuar te qytetarët“.

„Mendoj se është reagim më mënyrën në të cilë ëhstë pritur kjo ide, ndërsa për atë ide unë flas qe dhjetë vjet “, tha Daçiq.

Në pyetjen çka do thotë kjo konkretisht, ai tha se flet për idenë që ka fol edhe presidenti Vuçiq. Duke vazhduar sqarimin ai tha se ishte i qartë se ajo nënkupton ndarjen në “pjesën serbe dhe shqiptare”.

Lidhur me vijën ndarëse dhe nëse ka ndonjë plan qartë apo hartë, daçiq ka thënë se “çfarë është gjendja në terren ashtu duhet edhe të jetë“, duke shtuar se mendon në banorë, por kjo do nënkuptoj “pako” për shumë çështje.

„Por ne jemi larg kësaj, sepse ideja as që është shqyrtuar përveç në media “, nënvizoi Daçiq që shtoi se vendimi për statusin e Kosovës e sjell Këshilli i Sigurimit të OKB-së. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Serbia vaksinon 7500 biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *