Sipas një profesionisti të madh të mjekësisë, Jacinto Convit, dashuria ka aftësinë e jashtëzakonshme për të shëruar trupin tonë. Një recetë e pranueshme, a nuk ju duket e tillë?

Një ndjenjë e urrejtjes, në anën tjetër, në mënyrë të pashmangshme çon në një gjendje depresioni dhe tkurrjeje, prej kthetrave të së cilës është e vështirë të dilet pa një pikëmbështetje të vlefshme, e cila ngadalë e mpak mendjen dhe trupin tonë.

Jacinto Convit ia ka kushtuar tërë jetën e tij kërkimit të mirëqenies – një njeri që ka marrë kujdesin e pacientëve të tij deri në fund dhe që ia ka kushtuar jetën e tij për të punuar si mjek.

I specializuar në dermatologji, Convit filloi të praktikonte profesionin e mjekut në Venezuelë, gjatë viteve kur lebroza u përhap vazhdimisht mes shtresave më të varfra sociale. Një gjë që e shokoi menjëherë mjekun e ri ishte mënyra në të cilën, gjatë atyre viteve, u trajtuan lebrozët, të cilët lidheshin mbaheshin nën mbikqyrurjen e policisë.

Përballë këtyre keqtrajtimeve, Jacinto gjithmonë zgjodhi rrugën më të moderuar, duke arritur me dhembshurinë dhe mirësinë e tij t’i ndryshonte gjërat. Ai ishte një nga të paktët mjekë që gjithmonë i trajtonte çdo pacient që paraqitej në spitalin Vargas në Karakas me respekt dhe dinjitet, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror.

Lexo po ashtu:  A duhet ndrydhur dëshirat?

Nga ana tjetër, ata që zgjedhin të praktikojnë profesionin e mjekut dhe, për rrjedhojë, t’i kushtojnë jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët, duhet të udhëhiqen pikërisht nga këto parime.

Dr. Convit ka marrë disa çmime për zbulimet e tij shumë të rëndësishme shkencore (para së gjithash, vaksina e lebrozës) dhe gjatë karrierës së tij të gjatë ai gjithmonë ka ndjekur me vendosmëri një mësim të madh që besojmë se është e drejtë të ndajmë me ju të gjithë: “Dashuria shëron, urrejtja vret. Asnjëherë mos urreni, jepni dashuri dhe ju do të shihni se jeta do të rrjedhë si uji i pastër”.

Jacinto Convit, shkencëtari që zhvilloi vaksinën për të luftuar lebrozën, ishte ende duke punuar për të gjetur një vaksinë për kancerin në ditëlindjen e tij të 100-të. I përshkruar si një hero popullor, atij nuk ia kanë drejtur kurrë gishtin që t’i ketë marrë shpërblim një personi për kujdesin që ai dha.

Një mesazh i çmuar që flet për dashurinë dhe që të gjithë duhet të mbajnë në mend sa më shumë që të jetë e mundur, edhe në momentet më të vështira të jetës.

Lexo po ashtu:  Shqipëria ‘kthen nderin’, vullnetarët shqiptarë ushqejnë turqit e pas-tërmetit në Elazig

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *