Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘News24’ deklaroi se nuk cënohet sigurua kombëtare e Shqipërisë në lidhje me dekretin e Greqisë për 12 milje në detin Jon.

Sipas tij, nëse ndodh kjo gjë, vendi ynë i ka potencialet për të reaguar siç duhet. Mes të tjerash ai theksoi se deri më tani nuk ka asnjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Po ashtu Bushati tha se palët duhet të bien dakord dhe të ulen në një tryezë para se të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Kishte një frymë të madhe mosbesimi, dhe nuk ishte e lehtë që të uleshe në tryezë me Greqinë. Në 2014-ën Rama dhe Samaras i dhanë dritë jeshile për të diskutuar më tej. Kur i kam numëruar një ditë diskutimet politike në nivel ministrat të jashtëm kanë qenë mbi 52 diskutime. Dinamika ka qenë e jashtëzakonshme. Jemi bazuar tek parimet politike. Tani jemi përballë një fakti se nuk është gjetur gjuha në negociata. Se di nëse ka pasur një raund të 4 pasi unë e kam lënë 3. Deri sa është rënë dakord për të shkuar drejt Gjykatës Ndërkombëtare, kuptohet se nuk po transferohen përgjegjësitë. S’jam zëdhënësi i Greqisë as avokati i saj (Kur pyetet për dekretin për 12 miljet). Thuhet se Greqia me dekret merr 12 milje dhe futet në detin shqiptar. Në 2009 Shqipëria i njeh parimin e 12 miljeve Greqisë. Ky është fakt publik.

Lexo po ashtu:  Fjala e mërgimtarit

Gjykata Kushtetuese këtë gjë që u bë në 2009 e ka thënë qartë; “Është tejkalim nga ana e Shqipërisë i të drejtës ndërkombëtare”. Në 25 prill doli ky dekret që do të diskutohet në parlament. Ky vend ka ministri Mbrojtje, flotë detare. Nëse cënohet siguria kombëtare e Shqipërisë, ajo ka mekanizmat për të kundërshtuar këtë gjë. Por në gjykimin tim nuk më rezulton se kemi të bëjmë në shkelje në kurriz të Shqipërisë. Shpreh bindjen time për këtë çështje. Ne duhet të ndajmë shtratin territorial, zonën ekonomik dhe detin territorial. Me Italinë kemi ndarë shtratin. Me Malin e Zi askush nuk thotë asgjë. Po pse kjo frikë ndaj Greqisë?!ky nuk është një gjyq siç jemi mësuar. Shqipëria dhe Greqia do të ulen sërish për të negociuar se për çfarë do të shkojnë në gjykatë. Edhe kur shkon në Gjykatë, dy palët shkojnë me dokument, se për çfarë do të bien dakord. Unë mendoj se Shqipëria është përfshirë në këtë proces, ka organizim shtetëror që i përgjigjet mekanizmave të këtij procesi. Kur shkon në gjykatë, ajo është e pandjeshme.”, tha Bushati.

Lexo po ashtu:  Gazetari anglez pyeti Fishtën se pse shqiptarët janë hajdutë, ja përgjigjja epike e Fishtës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *