Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.

Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt.

Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje me punonjësit e tij.

Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.

Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Vendasit thanë se ishin tmerruar nga ajo që panë se nuk kishin ndonjë inat me pronarin e furrës, se rregullisht blinin bukë prej tij dhe se nuk mbanin mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.

Lexo po ashtu:  Reuters: Kosova kërkon një vlerësim të shpejtë të aplikimit në NATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *