Marine Le Pen, drejtuese e Frontit Nacional në Francë është dënuar nga një gjykatë e vendit me katër vjet burg dhe 100 000 euro gjobë për përfitimin në mënyrë të paligjshme të fondeve europiane.

Nga këto Le Pen do të vuajë dy vjet në arrest shtëpie, një vedim ky i marrë nga një panel me tre gjykatës. Çështja ka fituar ndjeshmëri politike në masë, pasi Le Pen ishte kandidate për presidencialet e vitit 2027 në Francë dhe në këtë mënyrë ka dalë jashtë loje.

Pasuesi k saj, Bardella mendohet të jetë kandidati për zgjedhje, një rrokadë kjo që supozohet se mund të ulë shanset që e djathta ekstreme të marrë drejtimin e Pallatit Elysee. Bardella ka deklaruar se me vendimin e marrë është ekzekutuar demokracia francize dhe duhet thënë se vendimi ka krijuar shqetësime edhe në qeveri, pasi kryeministri Michel Bayrou është përballur vetë me akuza të tilla vitin e kaluar.

Tashmë situata është bërë edhe më e paparashikueshme në një kontekst kur akuzat penale për korrupsion po prodhojnë relativizim për vetë drejtësinë që përfaqëson një aspekt të papëlqyer nga elitat e reja politike. Bardella që po hyn në skenë është 29 vjeç dhe merr një timon që i mbetet në dorë nga një heroinë e pazakontë e kohëve tona: një e dënuar për korrupsion që shpallet tribune!

Lexo po ashtu:  Pushtimi Ukrainës, Lavrov: Jemi gati për raundin e tretë të bisedimeve