Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në Mitrovicën e Veriut. Ai ka thënë se shqiptarët nga atje janë përballur me dëbime të dhunshme nga shtëpitë e tyre.

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq u ankua se nga shumë vende të Kosovës ka mijëra serbë që janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe për këtë nuk flet askush.

E Rexhaj i është përgjigjur Simiqit, duke ia kujtuar krimet serbe në Kosovë, ndërsa ka thënë se ata serbë që kanë ikur nga Kosova janë duke u fshehur nga krimet që kanë kryer në këtu, transmeton “Zeri.info”.

“Ju keni vrarë, keni dhunuar e keni masakruar, ju keni bërë gjenocid në Kosovë, kur të kërkoni falje si komb për krimet, atëherë jemi në rregull në kuptimin e kërkim faljes, sepse përgjegjësia është tjetër gjë. Ata serbë, të cilët kanë ikur nga Kosova, që janë në veri e në Serbi e që janë vrasës serikë, që sillen lirshëm, ju po thoni që ne i kemi dëbuar, jo, ata kanë ikur nga krimet për të cilat, besoni ju ose jo, herët ose vonë do të jepni përgjegjësi”, ka thënë Rexhaj.

Lexo po ashtu:  Në arrest shtëpie

Më tej Rexha ka thënë se habitet se me çfarë përgjegjësie morale Lista Serbe flet në Kuvend për dëbimin e serbëve nga Kosova.

“Ju krime nuk keni bërë vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, edhe unë çuditem ende se si keni fytyrë, me çfarë përgjegjësie morale dilni edhe flisni në Kuvendin e Kosovës për deportime, kush ju? Por ju vetë keni deportu. Me miliona njerëz keni ndarë fëmijët nga prindërit, keni ndarë vajzat që njëherë i keni përdhunuar e pastaj i keni vrarë, e na shisni moral këtu. Unë nuk e kuptoj mbi bazën e çfarë logjike flisni dhe pastaj flisni për Mitrovicën, nga e cila keni deportuar shqiptarët”, ka shtuar Rexhaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *