“Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemrën tonë dhe i urrejmë armiqtë tanë me gjithë zemrën tonë”.

Kështu ishte shprehur njëherë Mehmet Shehu, njeriu i dytë më i rëndësishëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës.

Kjo dikotomi të menduari, tipike për kulturën politike të kohës, ishte e vlefshme edhe për të.

Natën e 17 dhjetorit 1981, Shehu vdiq në rrethana të pasqaruara sa duhet edhe sot.

Pothuajse një vit më vonë, Hoxha deklaroi se miku i tij i ngushtë për dekada në fakt ishte armiku më i keq dhe një tradhtar i egër.

Shehu kishte planifikuar në emër të CIA-s, të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse dhe shërbimit sekret britanik (me të cilin mbante kodin BAB-008) për shumë vite me radhë likuidimin e Hoxhës, por në fund kreu vetëvrasje nga frika e zbulimit.

Vdekja misterioze e Shehut u pasua nga një fushatë për spastrimin e bandës së tij.

Ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ai i Shëndetësisë, disa funksionarë të lartë të partisë dhe shumica e anëtarëve të familjes së Shehut u vranë ose vdiqën nëpër burgje.

Lexo po ashtu:  Përkujtohet në 161-vjetorin e lindjes Bajram Curri

Megjithatë, ‘bashkëpunëtorët e armikut’ kërkoheshin edhe në nivelet më të ulëta.

Vala e shtypjes ishte një fenomen i përsëritur në Shqipërinë komuniste, që vazhdoi edhe në fazën e vonshme të stalinizmit.

Dhe, si zakonisht në raste të tilla, denoncimet nga njëra anë dhe ritualet për sundimtarin nga ana tjetër përjetonin pikun.

Brenda aparatit të partisë-shtet pati akuza masive reciproke.

Kishte thirrje nga të gjitha anët për shkatërrimin e ‘bandës së Shehut’ dhe për zgjerimin e valës së spastrimeve tek kolegë dhe të njohur.

“Armiqtë dhe tradhtarët do i shtrydhim si limon. Ata do marrin dënimin më të ashpër,” kërkonin komunistët në bazë, ndërsa vlerësonin ‘vigjilencën’ e Hoxhës dhe ‘pastrimin e trupit të shëndetshëm të partisë’.

Delegatët e udhëheqjes së partisë, që mbikëqyrnin ‘analizat’ e kolektiveve, njoftonin për ‘shumëfishimin’ e dashurisë për partinë dhe Enver Hoxhës dhe për ‘urrejtjen ndaj armiqve’.

Der Standard

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *