Arben Dubova
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Albin Kurti duhet doemos ta formojë qeverinë në krye të së cilës do të qëndrojë vetë ai!
Këtë autorizim ia ka dhënë populli i Kosovës në zgjedhjet e fundit nacionale, prandaj çdo dështim i tijë për ta jetësuar këtë vullnet të popullit është tradhti ndaj pjesës dërrmuese të atij populli!
Rrugën, mekanizmat dhe mënyrën duhet ta gjejë vet ai por asesi nuk duhet të lejojë që vullneti i popullit të mos zbatohet!
Se rënia e liderëve të një shteti apo kombi nëpër momente të ndryshme të historisë e ka përcaktuar më pas fatin e atij shteti apo kombi kjo është tashmë e dokumentuar!
Perandoria Romake ra në vitin 476 dhe një nga shkaqet e kësaj rënie ishte rrëzimi nga froni i perandorit romak Romulus Augustulus nga barbari Odoaker dhe çka ndodhi më pas, Europa u zhyt në epokën e mesjetës dhe u krijuan mbretëri barbare!
Sulltan Hamiti u rrëzua nga froni në vitin 1909 dhe vetëm 11 vite më pas perandoria Osmane u copëtua, popujt që jetonin brenda sajë u masakruan, i lëshuan trojet e tyre dhe ranë nën sundimin e shteteve të reja të posakrijuara, duke ndryshuar kështu komplet rrjedha e historisë!
Prandaj, Albini duhet të qëndrojë, duhet doemos të bëjë qeverinë dhe nuk guxon të lejojë rrëzimin sepse rrëzimi eventual i tijë do ta ndryshon rrjedhën e së ardhmes së popullit shqipëtarë të Kosovës për të keq!
Skenari i mundshëm pas rrëzimit eventual të tijë do ti binte në pushtet forcat kosmopolite që në emër të harmonisë me Europën do të bënin koncesione të dhimbshme në dëm të Kosovës!
Këtë gjë në fakt e kanë bërë me Maqedoninë, me Malin e Zi e tash është radha me Serbinë e cila po kërkon hiq më pak se 30% të territorit të Kosovës dhe nuk do të ndalet me kaq!
Kosova është e vërtetë se është shtet si rezultat i angazhimit Amerikan dhe Europian por Kosova gjithashtu po shërben si mjet këmbimi i tyre për t’i joshur fqinjët tanë drejt orientimit perëndimorë!
Albini është i vetmi që e ka dëshmuar se nuk e lejon këtë pazar madje edhe duke u konfrontuar me ta edhe duke u izoluar nga ta, por Kosova është më e madhe se Albini e ai e din këtë gjë, prandaj nuk zbrapset!
Mos dështo Albin, dështimi yt për ta bërë qeverinë do ta ndryshojë fatin tonë, andaj qëndro fort dhe i palëkundur!




