Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Armëve. Gjatë kësaj vizite ai do të nënshkruajë kontratën e parë për blerjen e dronëve kamikaz.

Vuçiq ka deklaruar se dronët kamikaz në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë në Ushtrinë Serbe.

Ai ka përmendur deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë. Sipas tij, pozicioni i Serbisë mund të komplikohet.

“Në bazë të asaj që mund të shihja nga deklaratat e Putinit është e qartë se ai do të vazhdojë ashpër luftën në Ukrainë e cila si çdo përshkallëzim i konfliktit do të komplikojë më tej pozicionin e Serbisë në politikë dhe pozicionin ushtarak”, ka deklaruar despoti Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Firmosen 21 marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *