Përfaqësuesi Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është përplasur me ish-asistentin e Barack Obamës, Ned Price, pasi ky i fundit në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’ ka thënë se Grenell ka dështuar në mënyrë spektakulare në çështjen e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Price gjithashtu ia ka përmendur Grenellit fushatën globale për komunitetin LGBTQ, duke thënë se në partinë që i takon nuk e lejojnë që ta diskutojë një gjë të tillë.

Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar vetë emisari i Trump, duke thënë se administrata e Obamës ka injoruar Serbinë dhe Kosovës për 8 vjet me radhë dhe se tashmë këto dy shtete do të negociojnë në Shtëpi të Bardhë gjatë javës së ardhshme.

“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar njerëzit në Serbi dhe Kosovë për 8 vjet”, ka shkruar Grenell.

Derisa sa i përket komenteve rreth fushatës për LGBTQ, Grenell ka thënë se Joe Biden i ka cilësuar “komunitetin gay si rrezik për sigurinë”.

Lexo po ashtu:  Vullkani më i madh në botë gjendet nën dy shkëmbinj të vegjël

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *