Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se ekipi negociues i Serbisë do të shkojë në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se befasitë janë të mundshme në takimin në Uashington.

Gjuriq i tha mediumit serb, “TV Prva”, se ishte një befasi personale për të që disa qarqe politike në Beograd, në vend që të siguronin mbështetje, “goditën pas shpinë” ekipin kombëtar serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, duke akuzuar Vuçiqin se tradhtonte Kosovën ose po e tërhiqte Serbinë në konflikte të madh me perëndimin.

Gjuriq deklaroi se Beogradi i kërkoi KFOR-it që të krijojë një prani të përhershme në terren në Babin Most, duke vlerësuar se “sulmi ndaj serbëve në atë fshat nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i politikës ekstremiste të ndjekur nga politikanët shqiptarë”.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë/ Kosova nënshkruan kontratën me prodhuesin turk për themelimin e fabrikës së municioneve

Gjuriq vlerësoi se policia e Kosovës padyshim “nuk është e gatshme ose e paaftë” për të mbrojtur serbët në Babin Most.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *