Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Të rrosh është dhembje,
Është dhembje vërtet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a në ëndërr
S’e di se ç’të ndodh, a ç’të pret.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Dhembje të ecësh i vetëm në rrugë,
Këpucët e tua të ndjesh,
Dhembje të hash pak supë e pak bukë,
Të presësh me dhëmbë një presh.

Dhembje të ndjesh një sharje pas shpine
Nga nje udhëtar që s’e njeh,
Dhembje kur miqtë s’ta shkelin shtëpinë
Dhe s’duan të dinë si je.

Dritëro Agolli/#MekuliPress

Lexo po ashtu:  Dritero Agolli: Elegji për Enver Hoxhën