Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lirojë rreth 50 për qind të ndihmës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro.

Ky vendim i KE-së vjen pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në tetor 2025.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se ky vendim do të mundësojë nënshkrimin e kontratave për katër projekte të reja dhe nisjen e zbatimit të tyre.

“Kjo do të lejojë nënshkrimin e kontratave për 4 projekte, që në total përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të Bashkimit Evropian, dhe nisjen e zbatimit të tyre”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka paralajmëruar përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA III për Kosovën, në vlerë prej 181 milionë euro.

Sipas Komisionit, “vendimi financiar i Komisionit për këto fonde pritet të adoptohet në pranverën e vitit 2026, çka do të mundësojë që projektet e para të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2026”.

Lexo po ashtu:  Lubonja: Pikëpyetjet e mëdha që fshihen pas “Ballkanit të hapur”

Ky zhvillim vlerësohet si hap i rëndësishëm në mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhore në vend.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com