Diplomati Lisien Bashkurti, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai e nisi bisedën e tij me letrën dërguar Presidentit Trump, ku sqaroi qëllimin e saj, ku sipas Bashkurtit kërkohet që në procesin e dialogut me Serbinë të ruhet integriteti territorial i Kosovës.

“Procesi i bisedimeve ka qenë me ulje-ngritje vitet e fundit. Tani duket se ka një rikthim të vëmendjes, ka një ngritje të koncetrimit të politikës së jashtme të Shtëpisë së Bardhë dhe Brukselit. Rikthimi i dialogut duket se është një çështje e përbashkët e faktorëve ndërkombëtarë, shqiptarë dhe serbë. Mesazhi i letrës është se faktori shqiptar mbështet iniciativat e Shtëpisë së Bardhë dhe ka besim te ajo. Ne si anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve se parimet e negocimit që ka kristalizuar ‘Paketa Ahtisar i’, jo rikthim të Kosovës në statusin e para 1999, jo copëtim dhe jo bashkim të Kosovës me një shtet, janë parime bazë për njohjen reciproke me Serbinë. Në letrën e Këshillit Ambasadorial është theksuar jo copëtimit të Kosovës, ajo mbetet një nga parimet kryesore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin. Krizat e bazuara mbi territorialitetin janë vërtetuar në Ballkan që kanë tensione dhe luftëra. Nëse duam Ballkan të qëndrueshëm, duhet të ruhen kufijtë pa u cenuar duke pasur parasysh dhe kufijtë e Kosovës”, tha Bashkurti.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

Më tej, ai foli dhe për koalicionin midis Vetëvendosjes dhe LDK-së. Sipas Bashkurtit, sfida e përbashkët është dialogu me Serbinë, ndërsa tha se në këtë pikë të dyja palët kanë treguar se kanë të njëjtën qasje.

“Koalicioni VV-LDK është në stabilizimin e qeverisjes së tij, ka konstituar institucionet e veta, është në proces reformimi të administratës publike. Në politikën e jashtme d he dialogun me Serbinë, dy partnerët kanë qenë përgjithësisht në një qasje. Kanë pasur nuanca. Natyrisht mbetet sfidë e qeverisë Kurti që të ruajë unitetin politikë të koalicionit. Çështja e politikës së jashtme është çështje kombëtare. Dialogu me Serbinë lidhet me të ardhmen e Kosovës. Kurti duhet të shmang gabimet e të shkuarës. Kjo mbetet sfidë për qeverinë e Kurtit”, vijoi Bashkurti.

Ai foli dhe për taksën Haradinaj ndaj mallrave serbe. Sipas Bashkurtit taksa ishte një vendim i drejtë i qeverisë së kaluar, sepse u vendos në një moment që Serbia kishte shtuar presionin ndaj Kosovës. Ai thotë se ajo duhet të hiqet gradualisht.

Lexo po ashtu:  Sot Grupi Punues në kuadër të Këshillit Evropian do të nisë procedurat për liberalizimin e vizave. Futja e Kosovë në agjendë nga Presidenca Çeke, po shihet si hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën është vendosur në tavolinën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra e Qeverisë së Çekisë. “Temë, e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë. Përfshirja në agjendë po nënkuptohet edhe si vendim pozitiv për vendin tonë. Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën, duke mos dhënë data se kur mund të ndodhë liberalizimi, ka thënë se është mesazh i fortë që liberalizimi është futur në agjendë të Këshillit të Ministrave. “Është e rëndësishme që Presidenca Çeke e ka vënë në agjendë të Këshillit të Ministrave dhe ky është një mesazh i fortë që mund të arrihet një pajtim për ta bërë liberalizimin e vizave. Por më duhet ta theksoj që ku takimi i 13 tetorit është vetëm takim i grupit punues, pra, është takim në nivel ekspertësh, të cilët diskutojnë të dhënat që i janë ofruar nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar për Radio Kosovën, Szunyog. Edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerësojnë të rëndësishme diskutimin për vizat. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se edhe pse Kosova është në agjendë, vendimi për liberalizimin është politik. “Më rëndësi është që të futet në agjendë që të lëvizin procedurat teknike, mandej vendimi politik është në dorë të Këshillit të Ministrave, respektivisht Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Arifi. Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraku, tha për Radio Kosovën se pret që çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet shpejt. “Është mirë që në Presidencën Çeke është rikthyer kjo temë. Unë pres që tema e vizave do të mbyllet relativisht shpejt, nëse jo në fund të këtij viti, para pranverës të mbyllet, sepse është vetëm temë teknike, pasi Kosova ka kohë që i ka plotësuar kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave qe disa vite”, ka thënë Kraku. Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar se ky proces duhet të finalizohet brenda disa muajve. Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovës. Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mundë të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

“Këtu ka patur debat shumë të madh. Unë mendoj se është një furtunë në gotë. Tarifa u vendos në rrethana shumë të vështira për Kosovën, kur Serbia rriti revanshin duke shkelur marrëveshjet me Brukselin. Ajo u bë pengesë kryesore, ndërsa një pjesë e marrë veshjes të ratifikuara nuk janë firmosur sepse Serbia nuk e njeh Kosovën. Megjithëse nuk ka qenë taks e pakushtueshme për Serbinë, mendoj se ka qenë shumë e dobishme për Kosovën. Ajo ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Tani dinamikat ndryshojnë. Unë mendoj se qeveria Kurti ka bërë dy lëvizje të dobishme, megjithëse taksa u vu menjëherë ajo do të hiqet gradualisht. Nga ana tjetër të shikohet që Serbia duhet të plotësojë disa kushte në këmbim të kësaj takse. Këto duhet të jenë konkrete dhe të arritshme. Shikojë një rritje të presionit dhe brenda dhe jashtë Kosovës për heqjen e taksës. Marrëveshja përfundimtare do të parashikonte zgjidhjen e një tërësie problemesh teknike, ekonomike dhe politike. Marrëveshja do të ketë dy kapituj kryesor: komponent ekonomik, ku parashikohen një sër investimesh ndërkombëtare të huaja. Komponenti i dytë do të jetë në kuadrin politikë ku palët do të shkojnë në reciprocitetin e njohjes midis tyre. Serbia duhet të ndalojë fushatën agresive për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Kosova duhet të jetë e përgatitur për të realizuar një marrëveshje”, përfundoi Bashkurti.

Lexo po ashtu:  Njoftim me rëndësi për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë për në Turqi pas 15 marsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *