Nebi Rexhepi

Fatkeqësisht hapësirave shqiptare me të madhe po i shtohet edhe një e keqe tjetër; korrupsioni i disa mediave, s’i ato vizive njashtu të shkruara. Dihet se Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë mjaft keq me zhvillimin ekonomik, radhiten gati të fundit në Evropë. Shkaktari kryesor është korrupsioni në të gjitha fushat jetësore. Për t’i numëruar pasojat negative të korrupsionit është mëse e pamundur, por gjithsesi duhet veçuar disa, çon në krim, ndikon negativisht në jetën politike, ekonomike, sociale. Pastaj në sferën publike, ryshfeti, nepotizmi, favorizimi i mediave, etj, etj, të gjitha këto shfaqen në mënyrat e ndryshme.

Këtijë korrupsioni në masë të madhe ju bashkangjitën edhe disa nga masmediat sidomos në Shqipëri, rast i freskët me aferën e fundit lidhur me pagat e tyre marramendëse. Bazuar dhe vlerësuar etikën e llojeve kryesore të korrupsionit në media që përfshijnë praktika të tilla si cash-for-comment (para për koment), gazetaria e publikimit në media, duke përfshirë njoftimet e lajmeve me video, lajme të rreme, falsifikime të thella dhe lajme të inskenuara. Të gjitha këto kanë efektet negative në shoqëri, mund t’i çojnë njerëzit drejtë varfërisë, krimit, lakuriqësisë, dhunës, çrregullimeve të këqija të shëndetit mendor dhe fizik, dhe të tjera si rezultate të tilla të rënda. Pastaj më skandaloze është mos transparenca e pronësisë së mediave me theks të veçantë në Shqipëri, edhe Kosova hiq më mirë nuk qëndron.

Gazetaria nuk është shprehje e lirë, ajo është një shprehje e kufizuar në respekt të vlerave etike, duke kërkuar komunikim të bazuar në fakte, saktësi, humanizëm etj. Kurse sot shumë gazetarë lëre që nuk ju përmbahen këtyre perimeve, por merren me lajme të rreme. Rasti më i freskët ishte para pak javësh kur Vehbi Kajtazi dilte me informacion identikë me atë të prokurorisë maqedone, ishte një thyerje e pashembullt e kodeksit gazetaresk.

Lexo po ashtu:  Luftë online Kinë-Perëndim: Aristoteli nuk ka ekzistuar

Hiq më mirë nuk qëndrojnë as pseudo akademikët të cilët paraqitën në media mjaft të zbehur, siq ishte rasti Frashër Demajt. Ai para disa kohësh pa fije turpi masakrën e Reçakut e quan konflikt. Ky gjest i tij len për të dyshuar në shumëçka. Kur dihet se masakra e Reçakut u publikua nga shefi i misionit të OSBE-së për verifikimin e armëpushimit në Kosovë, William Walker, i cili vizitoi vendin e ngjarjes të nesërmen dhe e shpalli atë: krim kundër njerëzimit. Ai u bë një nga shkaqet kryesore që e shtyu NATO-n të nisë fushatën e saj të bombardimeve kundër Serbisë. Kjo masakër e irritojë gjithë njerëzimin në Botë, perjashto Serbinë dhe disa pseudo intelektual si personi në fjalë.

Ky nivel kaq i ulët i disa mediumeve dhe portaleve në Shqipëri dhe Kosovë, shtrohet pyetja si kanë ardhur në këtë derexhe???. Përgjigjen duhet kërkuar fillimisht në aspektin politik. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë Serbia dhe Greqia, që të dyja në koordinim të ngushtë politik na kanë sjellur shumë të këqija. Që nga tranzicioni politik Serbia kurrë nuk është ndalur kundër Shqipërisë dhe Kosovës, fillimisht me propagandën mediatike udhëhequr nga UDB-a dhe me forcë ushtarake. Caku i parë i Serbisë ishte Kosova, ku përmes mediave sidomos televizionit serb RTS që ishte makineri mediatike e Millosheviqit. Hapin e parë ndërmerr duke mbyllur Radio Televizionin e Prishtinës, dhe shumë media tjera. Pastaj i pushtoj të gjitha institucionet e Kosovës. Më vonë kinse Serbia po bënë gjest të mirë duke lejuar shtypjen e disa gazetave dhe pretendonte se në Kosovë ka media të lira. Shtrohet pyetja logjike si mund të ketë media të lira kur Kosova s’kishte liri njerëzore kolektive.

Lexo po ashtu:  Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Makron, në Beograd në 15-16 korrik përuroi një hyrje ambicioze të Francës në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Mu për këtë OKB-ja i vë sanksione në shumë sfera të ndryshme: aviacion, sport, naftë, etj etj. Nga këto sanksione Serbia më së shumti goditet nga Nafta, ku thuajse u paralizua trafiku dhe ekonomia buzë kolapsit. Serbisë ju mbyllën të gjitha rrugët, mirëpo politika serbe përmes propagandave të veta arrijnë të kontaktojnë me Sali Berishën për furnizim me naftë. Kësaj marrëveshje i paraprinë takimi i Sali Berishës dhe Momir Bullatoviçit personi numër 2 pas Millosheviqit. Pas kësaj marrëveshje të kobshme me naftë, Serbia fillon hatanë duke vrarë njerëz të pafajshëm,më shumë se në Luftën e Dytë Botërore, në ish Jugosllavi. Serbia i’a arriti qëllimit me Shqipërinë, por Shqipërisë i kanoset një rrezik tjetër kësaj rradhe nga Greqia. Që nga tranzicioni në Shqipëri Greqia në mënyrën më perfide u infiltrua për t’a destabilizuar. Fillimisht e nisi me mediat shqiptare duke i korruptuar skajshmërisht.

U deshtën më s’e tri dekada që kjo të zbulohet, krejt kjo ndodhi kur Greqia hapur e pranoi se kishte paguar mjetet e informacionit. Për rrjedhojë sot në Shqipëri kemi mediat dhe gazetarët më të korruptuar në Evropë, gjithashtu me gazetarët më të pasur të cilët kanë bërë pasuri galopante, krejt kjo duke përhapur lajme të rreme dhe me financim nga Greqia. Fatkeqësisht as Kosova nuk qëndron mirë sa u përket mediave të lira disa u cekën më lart, por edhe këtu dyshohet financimi jo transparent se nga kush financohen. Aktualisht në Shqipëri është kulmi i antivlerave mediatike: Big Brother. Vërtetë çmenduri. Për këtë antivlera mediatike do t’a shkoqisë historikun e Big Brother në Angli. Që nga fillimi i tijë në vitin 2000, koncepti dhe zbatimi i edicionit në MB të shfaqjes së lojës Big Brother ka qenë rregullisht subjekt i polemikave dhe kritikave midis publikut britanik dhe mediave të lajmeve. Ka pasur hetime të ndryshme nga organizata të shumta, duke përfshirë vëzhguesit e TV dhe policinë.

Lexo po ashtu:  Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

Por, edhe mediat mund të kenë efekte pozitive në përfshirjen e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ose individët në lidhje me lirinë e shprehjes, pluralizmin dhe diversitetin e mediave, si dhe transparencën e pronësisë së mediave. Zhvillimi i mediave luan një rol shumë të rendësishëm në demokraci për mes mbështetjes së mediave të lira dhe të pavarura. Fatmirësisht mediume të tilla ka në Shqipëri dhe Kosovë, por fatkeqësisht nuk qëndrojnë mirë me bazën financiare. Roli i mediave është një temë pa fund, sidomos tashmë kur teknologjia informative ka arritur thuajse në pikën më të lartë. Mediat e pavarura luajnë një rol shumë të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit. Shpresojmë një të ardhmeje të ndritur për mediat e pavarura dhe objektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *