Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

I riu nga Sopia e Suharekës e që jeton në Esslingen të Gjermanisë, Taulant Baftjaraj ka çuditur tërë opinion gjerman me gjestin e tij.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Madje, atje mediat vazhdojnë të shkruajnë e raportojnë për gjestin e tij të madh e shumë fisnik. Një shpërthim i menjëhershëm medial. Taulanti kishte ikur nga Kosova gjatë vitit 2014, e njohur ndryshe si vala e ikjeve të shqiptarëve nga Kosova drejt vendeve evropiane duke tentuar të gjejnë punë e të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

Deri më tani ende nuk e ka të definuar statusin e tij në Gjermani, ai ka kaluar sprovën më të madhe atje, e që shteti gjerman do të duhej ta merrte parasysh. Taulanti ka hasur në një kuletë me dokumente dhe brenda saj ishin 7 mijë euro, e të cilat i ka dorëzuar në polici.

Si i ri nuk ka ra pre e lakmisë dhe, i bindur se paratë e huaja nuk mund të bëhen tuajat, ai me dëshirë i ka dorëzuar duke shpresuar se do të shkojnë në dorën e pronarit. Të lumtë Taulant. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore
Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *