Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një telefon me një disk rrotullues për të formuar numrin, i ngjashëm me telefonët e dikurshëm të shtëpive. Synimi është lufta kundër humbjes së vëmendjes që sjellin sinjalizimet e ndryshme që vijnë nga mesazhet apo rrjetet sociale.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Quhet “Rotary Cellphone” dhe është projekti origjinal dhe ‘vintage’ i inxhinierit Justine Haupt. Ai në fakt njihet me pseudonimin inxhinieri “anti-smartphone”.

“Në një kohë kur të gjithë janë fort të lidhur me telefonë që nuk i kontrollojnë dhe nuk i kuptojnë dot, doja diçka që të ishte terësisht e imja dhe personale. Në këtë mënyrë jam i justifikuar se nuk dërgoj dot mesazhe.

Por është edhe një mënyrë për të dëshmuar se është e mundur që mund të kesh një telefon të përdorshëm në mënyrë perfekte që shkon përtej ekranit me prekje” shprehet Haupt.

Lexo po ashtu:  "Ne kemi ndërtuar shumë mure dhe jo mjaftueshëm ura." / Thëniet më të bukura nga Isak Njuton

Veç diskut rrotullues për të formuar numrat, telefoni ka një ekran elektronik që tregon thirrjet e humbura.  Të gjitha pjesët fizike vijnë nga një telefon i vjetër “Western Electric Timeline” ndërsa struktura kryesore (trupi) është një printim 3D.

Burimi ANSA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *