Do të kemi njohje nga Serbia na thanë, dhe e mbajtën pushtetin për 20 vite. E rropën Kosovën sa për 200 vite.

Do të kemi integrime e viza na thanë për 10 vite, dhe e rropën Kosovën sa për 100 pushtues.

Shqiptarët e dinin të vërtetën. Por të vërtetën ia fshihnin vetes si struci kokën rrezikut. Ne jemi të vetmit që mendojmë se rreziku nuk na bie mbi supe po nuk na pa.
Tani të gjithë janë me Lëvizjen. Sikur të kishin qenë 5 vite më parë me Lëvizjen, Kosova do kishte shpëtuar 100 vite shtetim.

Çdo çast i yni ka vlerë dekadash, sepse e tillë është politika. Popujt politikë ia kursejnë vetes humbjen historike.

Tani e tutje uroj që populli në të cilin bëj pjesë të jetë politik e mos t’i falë asnjë udhëheqësi tradhtinë e një gjesti që për vetë popullin do të thotë humbje brezash, shpërdorim dekadash, interesa të pakthyeshëm.
Marrëveshja është nënshkruar me besimin te tradhtia e parlamentit të Kosovës. Një tradhti beson në një trashti tjetër. Ne nuk kemi breza besimi, por brezni tradhtish. Nëse e këpusim zinxhirin e tradhtive ne do të jemi brezi themelues i historisë politike. Nëse do të lejojmë të ndodhë si gjithnjë, atëherë ne si brez nuk do të ekzistojmë në historinë e shqiptarëve veçse si hiç, aq sa dhe territori dhe sovraniteti që do të kemi humbur./Elvis Hoxha/

Lexo po ashtu:  Marko Gjuriq: Albin Kurti po bën kërdi në rajon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *