Do të vdesësh, kujto!
Prijëtarëve

Në çastin më të lartë
të lavdit e të nderit,
hapi sytë- mos ia tepro;
para se të shohësh veten
baras me perënditë-
se do të vdesësh – kujto!

Borxhli je prore ndaj atyre
që besimin njëherë ta dhanë
në drejtësi e barazi qëndro;
urtia e mirësia, jo topuzi
pushtetin e ruan, e mban
Se do të vdesësh, kujto!

(Esat Mekuli – Sat Nokshiqi)/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Sekuenca serbe: Serbia ka 18 vjet që refuzon të nënshkruajë me Shqipërinë marrëveshjen dypalëshe për njohjen e diplomave, të cilën Tirana ia ka propozuar Beogradit qysh në vitin 2002

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *