“Gjithë zotësia njerëzore nuk është gjë tjetër veçse një përzierje durimi dhe kohe”. – Honore de Balzak
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Duhet të zgjohesh herët, nëse do që dita të duket e gjatë”. – Ernest Heminguej
“Asnjëherë nuk do të kesh kohë për diçka, në qoftë se nuk do që të gjesh kohë”. – Leonardo da Vinci

“Koha shëron dhimbjet dhe zënkat”. – Blaise Paskal
“Nuk ka dhimbje më të madhe, se sa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim”. – Dante Alighieri
“Mblidhe kohën dhe ruaje. Një pjesë e kohës na rrëmbehet, një pjesë përsëri na shkon pa u diktuar, kurse një pjesë na ikën fare kot. Humbja më e turpshme është ajo që vjen nga pakujdesia jonë”. – Seneka
“Kohës i duhet dhënë kohë”. – Miguel de Servantes
“Koha zbulon gjithçka, është si personi llafazan që flet pa qenë nevoja ta pyesësh”. – Euripidi
“Humbja e kohës është më e rëndë për atë që di më shumë”. – Gëte
“Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta përbëhet nga koha”. – Sami Frashëri




