Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të vërë në dispozicion një dokument që tregon CV-në e Lulzim Bashës, i cili thotë se ka qenë hetues në vitin 1999 në luftën e Kosovës.

Kjo është një çështje e një morali të munguar nga ana e Lulzim Bashës për t’i dhënë përgjigje disa çështjeve, të cilat, nëse Lulzim Basha do të merrte pak kohë për t’i sqaruar. Nëse unë apo dikush tjetër do të ishte në vend të tij do t’i kishte sqaruar që në momentin e parë. Unë do t’ju vë në dispozicion një dokument që vetë Lulzim Basha e ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë teksa është i regjistruar si deputet për legjislaturën 2017-2021, ku deklaron në CV-në e tij depozituar në kuvendin e Shqipërisë, ku thotë se në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

“Diçka që Lulzim Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe që konfirmon se si përgjegjës i zyrës vendore Tiranë ka deklaruar ta ketë kontaktuar dhe ta ketë bindur dëshmitarin Milaim që ta dorëzojë videon që do të hidhte shumë dritë në masakrën e Krushës. Nuk i kuptoj se si analistët e Bashës thonë se masakra e Krushës qenka sqaruar. Iu ftoj të shkoni në Krushë dhe të thoni se kjo masakër nuk është sqaruar dhe fajtorët nuk janë dënuar. Pa dashur të intervenojmë në kompetencat e gjykatës do të ngremë një komision për mbledhjen e fakteve për disa çështje që lidhen me Shqipërinë”, këtë ka deklarua sot kryetari I Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Lexo po ashtu:  Lubonja: Vendi s’ka opozitë, të gjitha partitë janë bërë me oligarkët

Pyetja që lind këtu për ne të vegjëlisë është: z. Balla ka ardhur në dijeni të këtij dokumenti pas apo para 17 majit 2017? Pyetje që ka rëndësinë e vet nisur nga përrallat që serviren muaj pas muaji në këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *