Në një intervistë me televizionin “Fox News”, Donald Trump Jr. ka këmbëngulur se nuk i ka thënë asgjë babait të tij, në lidhje me takimin me avokaten ruse, e cila i kishte premtuar materiale kompromentuese mbi Hillary Clintonin. Një tezë kjo, tashmë e mbështetur nga këshilltarët ligjorë të presidentit. Djali i madh i manjatit gjithashtu pranon se ”do t’i kishte bërë gjërat ndryshe’,’ në lidhje me atë takim.

“Më erdhi një e-mail. Unë nuk e dija se çfarë të prisja, doja të dëgjoja atë që ata kishin për të më thënë. Takimi rezultoi një hiç”. Ky është versioni i përmbledhur i Donald Trump Jr, në lidhje me takimin në qershor të vitit 2016 me një avokate ruse, pas informacionit se ajo kishte informacione komprometuese për Hillary Clintonin. Djali i madh i presidentit amerikan e ka theksuar këtë në një intervistë me Fox, e dhënë pak momente pasi ai kishte postuar në Tuiter emailet në lidhje me organizimin e takimit tashmë famëkeq. Donald Jr i ka përkufizuar “qesharake” akuzat për bashkëpunim në lidhje me këtë episod në veçanti, por edhe në përgjithësi, ndonëse ka pohuar se mund të kishte takuar rusë të tjerë. Për takimin, ai ka deklaruar se ka ndodhur, kur ende nuk ekzistonte kjo “rusomani”, “ne nuk dinim asgjë për avokaten ruse” para se ta takonim, ka pohuar ai. “Për mua ishte një kërkim opoizicioni”, tha ai. “Mora një email dhe iu përgjigja, unë nuk mund të kontrolloj se çfarë vjen në email. Një shenjë mirësjellje për një të njohur. Doja të dëgjoja ato që kishin për të thënë. Por nuk doli asgjë”.

Lexo po ashtu:  Këto janë mësueset e para të gjuhës shqipe

“Im bir, person që e do vendin e tij”

“Një njeri i madh që e dashuron vendin e tij”: kështu e ka quajtur Donald Trump në një postim në Tuiter, djalin e tij të madh, duke shpallur intervistën e tij për Sean Hannity, drejtues dhe komentator politik konservator, që shpesh herë është bërë “mikrofoni” i presidentit të SHBA.

Russiagate, në emailet e Trump jr, mbështetja e Moskës

“Për të qenë krejtësisht transparent”. Me këtë motivacion, Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ka hedhur në Tuiter shkëmbimin e plotë të emaileve me ish-gazetarin britanik, Rob Goldstone që në qershor të vitit 2016 veproi si ndërmjetës për takimin me avokaten ruse, me idenë se ajo kishte materiale kompromentuese mbi Hillary Clintonin. Por pikërisht këto emaile mund të sigurojnë përfundimisht një bazë të hetimeve për të ashtuquajturën ‘Russiagate’, ose hetimet tashmë në disa pista, mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane dhe kontaktet e shoqëruesve të Trumpit me përfaqësues të Moskës. Sepse pikërisht në ata emaile, shkruhet e zeza mbi të bardhë, “mbështetja e Rusisë dhe qeverisë së saj, për Trumpin”. Për këtë arsye tani po analizohen resht pas reshti, po nxirren fraza të spikatura, po hidhen hipoteza për prova bashkëpunimi e madje edhe tradhëtie. Do të jenë hetuesit që do ta vendosin, por disa vëzhgues thonë se kjo është “pistoleta që nxjerr tym”, ose prova që grupi i Trumpit kishte dijeni për pëprjekjet e Moskës në mbështetje të kandidaturës së tij.

Lexo po ashtu:  Bannon feston “vdekjen” e Bashkimit Europian

E dinte ndoshta edhe presidenti, i cili deri tani ka mohuar kontaktet, duke përjashtuar marrëveshje të fshehta, në mbrojtje të bashkëpunëtorëve të tij. Ashtu si dje mbrojti djalin e tij: jo në Tuiter (është këshilluar që të qëndrojë larg kësaj çështje), por duke i dhënë një mesazh të shkurtër zëvendëszëdhënëses së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, e cila e ka lexuar në hapjen e takimit të përditshëm me shtypin: “Djali im është një person me cilësi të rralla, unë e përshëndes transparencën e tij.” Asgjë më shumë. Sepse tani termat “tradhëti”, “dëshmi e rreme”, që përmenden pothuaj në mënyrë të përditshme prej muajsh në Uashington, duket se po fillojnë të marrin formë më konkrete. Nën presionin e gazetarëve, Sanders i ka hedhur poshtë kategorikisht këto supozime: “Unë mendoj se këto zëra janë qesharakë.”

Megjithatë, tani zbulimi i madh mund të jetë vërtetë prapa qoshes, me një paradoks themelor, nëse “levën” do ta ofrojnë emailet e djalit të madh të Presidentit, gjë që e thotë edhe Nju Jork Tajms. Në fakt, sipas disa mediave, mëngjesin kur kishte zbuluar takimin me avokaten ruse, e përditshmja njujorkeze ishte përgatitur që të publikonte shkëmbimin e emaileve dhe kishte kontaktuar Donald Jr për t’i kërkuar një koment. Më pas, ai i kishte publikuar vetë në Tuiter.

Lexo po ashtu:  Poradeci: Si s’u takova dot me Kosovën vullkaneshë, .... më tha se më kërkon në klubin e Lidhjes Prof. Hasan Mekuli, i ardhur prej Kosove.

Nga këto emaile del qartë se Trump Jr ishte veçanërisht i kënaqur nga mundësia për të marrë materiale kundër Hillary Clintonit: “Në qoftë se është si thoni ju, shumë mirë (fjalë për fjalë: “I love it”), sidomos më vonë në verë”, tha ai. Por edhe avokatja që është paraqitur si “avokate e qeverisë ruse”. Ajo e ka mohuar: “Unë nuk kam pasur kurrë informacione të dëmshme për Hillary Clintonin. Nuk ishte qëllimi im”, tha në një intervistë për NBC avokatja ruse Natalia Veselnitskaya, duke pohuar anën tjetër, atë që kishte dëshiruar djali i Presidentit: “Është e mundur që ata kërkonin informacione të tilla. E donin aq shumë, saqë dëgjonin vetëm atë që donin”. / Ansa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *