Parim Olluri paska shkruar se unë po kërkoj “rezistence popullore masive kunder Grenellit”.
S’e ka fort gabim. Por me një kusht: po të ishim popull.
Po të ishim popull shumicë ndaj popullatës që jemi do të dëshiroja manifestime gjithëpopullore me dy parulla qendrore:
PO SHBA-ve!
JO GRENELLIT!


– Me këtë vinim në dukje sjelljen e Grenellit të kundërt me atë të SHBA-ve:


SHBA na kanë njohur si shtet të pavarur e sovran.
– Me këtë na kanë njohur gjithë prerogativat që iu njeh shteteve e drejta ndërkombëtare.
– Ndër to, parimin e barazisë e të reciprocitetit ndërmjet shteteve.
* * *
Këto të drejta dhe parime që na i kanë njohur SHBA, na i ka mohuar de facto Grenelli.
– Ky ka realizuar dy marrëveshje me Serbinë pa e pyetur qeverinë e Kosovës, a thua se Kosova është pjesë e Serbisë, ashtu siç e ka kushtetuta serbe. A thua se qeveria e Kosovës s’ka pse pyetet sepse qëndrimi i qeverisjes lokale nuk ka ndonjë rëndësi përballë qeverisjes qendrore që është në Beograd.
– Grenelli kërkon heqjen e takses, sepse qeveritë lokale nuk mund të vendosin taksa pa miratimin e pushtetit qendror dhe përballë pushtetit qendror.
– Grenelli nuk e mbështetë parimin e reciprocitetit, sepse ky është parim i marrëdhënieve ndërmjet shteteve, jo ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror brenda një shteti.

Lexo po ashtu:  Memorandum për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish-Shkup, e "harrojnë" Tiranën


Pa u zgjat, nga gjithë veprimet dhe sjelljet e deritashme duket se në mendjen e tij e në trajtimin praktik, Kosovën e ka kthyer tashmë brenda autoritetit të shtetit serb.
– Kjo është krejt e kundërta e domethënies që ka njohja e pavarësisë së Kosovës nga SHBA.
* * *
Ndoshta dikush mendon se veprimet dhe qëndrimet e Grenellit nuk na tregojnë se ai i ka mendimet e mësipërm. Por atëherë mbetet po aq e nevojshme të protestohet kundër një njeriu që vepron kundër mendimit të vet, një njeriu që ka konflikt ndërmjet mendjes dhe veprimit.
Të manifestojmë në mbrojtje të qëndrimit të SHBA-ve që na ka njohur si shtet dhe kundër Grenellit që de facto na trajton si pushtet lokal brenda Serbisë.
– Sigurisht ky lloj manifestimi dhe sjellje i përket popullit, jo qeverise.
* * *


– Qeveria duhet të tregoj durim e përkushtim për bindjen e aleatëve amerikanë për drejtësinë e qëndrimit tonë dhe interesin reciprok.
– Jam i sigurt se në fund do të na mirëkuptojnë dhe do të na mbështesin sërish kundër politikës hegjemoniste serbe.

Lexo po ashtu:  “Të vetmit njerëz normalë, janë ata që nuk i njeh shumë mirë” - 7 thënie psikologjike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *